Përderisa edhe ato pak shpresa të Juventusit për Ligën e Kampionëve ranë në ujë, trajneri Alberto Zaccheroni lëvdoi lojtarët e tij për disa prej të cilëve ka aluduar në largim për shkak të dështimeve.
“Ne ishim skuadra e vetme që luajtëm sot. Ndaj një Catania që u mori pikë të gjithëve, mendoj se ekipi im luajti mirë dhe krijoi shumë raste para portës. Por, ne nuk jemi aq konkretë para portës, siç kemi dashur të jemi në këtë fazë të sezonit. Sidoqoftë, kur duhet të merrni pjesë në tri gara, është vështirë të punosh në gjendjen fizike të lojtarëve”.
“Pa një javë të plotë si trajner i Juves, ishte e vështirë t’i zgjidhnim çështjet që na kanë kapluar këtë sezon. Nuk do të doja të hidhja çdo gjasë në ujë tani. Para se të bëja këtë, mendoj se është rrezik i madh që shumë lojtarë do paguajnë shtrenjtë gabimet kolektive të skuadrës”, deklaroi Zacceroni pas ndeshjes për Sky Sports.