02 maj 2010

“Mançester Siti? Jo, faleminderit!”

Pasi Juventusi refuzoi ofertën prej 75 milionë eurosh të Mançester Sitit vitin e kaluar, tashmë është vetë Xhanluixhi Bufon që nuk pranon ofertën e klubit anglez.
“Nuk habitem që shumë futbollistë të mëdhenj nuk kanë pranuar të luajnë për Sitin. Kurrë nuk do të lija një nga klubet më të famshme në Europë për një skuadër që nuk luan në nivelet më të larta dhe nuk është pjesë e elitës së futbollit europian”, pohoi ‘gardiani’ bardhezi për tabloidin britanik “Daily Express”.

Më tej portieri i kombëtares së italisë shtoi: “Futbollistët më të mirë në botë duan të luajnë në skuadrat më të mira të tre kampionateve kryesore në Europë. Flasim për 5-6 skuadra dhe Mançester Siti duhet të pranojë faktin që nuk bën pjesë në to”.