Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka pranuar se ai ka refuzuar një numër ofertash për të qëndruar te Liverpooli
Javëve të fundit e ardhmja e Benitez ka filliuar të lëkundet dukshëm, me Juventusin të interesuar hapur për të, një gjë që mund të ndodhë për shkak të zhgënjimit që ka Benitez me pronarët.
“Nëse jam këtu është për shkak të këtyre tifozëve. Po, unë jam këtu përkundër ofertave të shumta, por kam thënë se do të qëndroj kur nënshkrova kontratën. Unë dhash fjalën time për shkak të tifozëve”.
“Ishte një sezon vërtet zhgënjyes sepse ne nuk arritëm atë që kemi pritur dhe unë jam ende këtu dhe do bëj më të mirën deri në fund. Tifozët janë gjëja kryesore, më e mira që ka klubi”, ka thënë Benitez.