Agjenti I Giovincos, Andrea D’Amico ka mohuar të gjitha zërat se Giovinco do të shkoi në drejtim të Fiorentinës.
Il Corriere Fiorentino citoi se Fiorentina është hedhur pas Giovincos duke e parë atë si zëvendësues të Adrian Mutus, I cili pritet të largohet nga klubi gjatë verës.
Sidoçoftë, D’Amico insiston se Tuscanët nuk kanë treguar asnjë interesim për Italianin, I cili momentalisht është I lënduar.
“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Fiorentinën sa I përketë Giovincos.” Tha agjenti për Tuttomercatoweb.com
“Ne do të takohemi me zyrtarët e Juventusit dhe do të bisedojmëpër planet e së ardhmes. Dhe më pas do të marrim vendimin tonë mbi të ardhmen e Giovincos.” Përfundoi D’Amico.