
Në këtë fazë, të dyja skuadrat kanë kualitete të shumta”, ka thënë ai në konferencën për shtyp. “1 0 do të ishte një rezultat i mirë. Fiorentina është skuadër me lojtarë shumë të mirë, që e kanë treguar veten në fazën e grupeve.” Në lidhje me mungesën e sulmuesit Adrian Mutu, i pezulluar pas testeve të dopingut, ish-trajneri i skuadrës AZ Alkmar, ka thënë se nuk besonte se do të ketë efekt domethënës për Fiorentinën. “Një lojtar nuk është aq i rëndësishëm. Edhe ne kemi fituar disa ndeshje pa yjet tona, Frenk Riberi dhe Arjen Roben”, ka thënë Luis van Gal.