16 shkurt 2010

Miqësorja me Kosovën, Kuzhe shpall listën

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, publikoi sot listën e futbollistëve që do të grumbullohen për miqësoren ndaj Kosovës, e cial do zhvillohet më 17 shkurt në Prishtinë me rastin e 2-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjithsej janë 18 lojtarët e grumbulluar nga tekniku kroat dhe vetëm futbollisiti i ri Hamels Hoxha, që luan me Iraklis në Greqi, nuk është lojtar i Superligës. Kuzhe ka grumbulluar edhe portierin Ilion Lika, dikur titullar i Kombëtares, ndërsa tani aktivizohet me Kastriotin. Ndërsa në mbrojtje nuk mungojnë emrat e Andi Lilës së Tiranës, që grumbullohet rregullisht me Kombëtaren, por edhe i kapitenit të Dinamos, Arjan Pisha, që provon pas disa vitesh sërish shijen e gumbullimit në ekipin përfaqësues.

Në listë nuk mungojnë edhe dy lojtarët e Dinamos, Elis Bakaj dhe Emiljano Vila, si dhe sulmuesi i talentuar, 19 vjeçari shkodran, Bekim Bala. Kuzhe ishte sot i pranishëm në takimin Dinamo–Besa (1-0) dhe ka mundur të shohë për herë të fundit formën që po kalojnë lojtarëte Dinamos dhe Besës.

Ekipi shqiptar do të niset nesër drejt Kosovës, ndërkohë sipas Federatës Kosovare të Futbollit, sot janë hedhur në treg 20 mijë bileta të cilat do të shiten në të gjitha rajonet e vendit. Një biletë do të kushtojë 2 euro. Të gjitha përfitimet nga kjo ndeshje do t’u dedikohen familjeve të prekura nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Ndeshja e 17 shkurtit midis përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të fillojë në orën 14:00.

Ja lista e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare për miqësoren e 17 shkurtit ndaj Kosovës:
1. Shpëtim Moçka - Flamurtarti
2. Ilion Lika - Kastrioti
3. Andi Lila - Tirana
4. Arjan Pisha - Dinamo
5. Franc Veliu - Flamurtari
6. Ditmar Bicaj - Tirana
7. Hamels Hoxha - Iraklis
8. Nertil Ferraj - Dinamo
9. Gentian Muça - Dinamo
10. Sabien Lilaj - Tirana
11. Jetmir Sefa - Tirana
12. Gjergji Muzaka - Tirana
13. Emilian Vila - Dinamo
14. Emiljno Veliaj - Laçi
15. Sokol Cikalleshi - Besa
16. Elis Bakaj - Dinamo
17. Bekim Bala - Vllaznia
18. Odise Roshi - Flamurtari