17 shkurt 2010

Milan-Mançester edhe në merkato

Ndeshja e madhe luhet edhe jashtë “San Siros”, më saktë midis zyrtarëve. Mediat britanike njoftojnë se drejtuesit kuqezi u kanë ofruar kolegëve anglezë një marrëveshje shkëmbimi.Bëhet fjalë për një shkëmbim të mundshëm midis sulmuesit hollandez të Milanit, Klas Jan Huntelar dhe mbrojtësit serb të “Djajve të Kuq”, Nemanja Vidiç. Ky i fundit dujet se i ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe është lënë jashtë 11-shes titullare.
Nga ana tjetër, Aleks Fergusoni gjithnjë e ka pëlqyer ish-bomberin e Ajaksit dhe Realit, Huntelar. Ndoshta nga pala angleze mund të kërkohet edhe një shtesë prej rreth 4-5 milion eurosh, përveç sulmuesit, në shkëmbim të Vidiç. Kjo lëvizje duket e përshtatshme për ekipin nga Milano, që kohët e fundit ka ndier mungesën e njërit prej mbrojtësve të qendrës, Nesta apo Tiago Silva.