16 shkurt 2010

Cris: Reali favorit, Lloris = Casillas

Mbrojtësi dhe kapiteni i Lyonit Cris beson se Real Madridi është favorit absolute ndaj skuadrës për të cilën luan ai, edhe pse ai mendon se portieri i Lyon, Hugo Lloris, është në të njëjtin nivel si Iker Casillas.
Në konferecën për shtyp Cris tregoi mjaft vetbesim duke thënë më këmbëngulje.” Ne jemi gati.”
“ Ne nuk jemi favoritët.”
“ Real Madridi investoi shumë para verën e kaluar dhe ata dëshirojnë të luajnë në finalen e Bernabeus. Dhe për këtë, unë them se fusha do të jetë vendi ku do të vendoset gjithçka.”
“ Hugo është po aq i fortë sa Casillas. Madje Lloris mund të bëhet shumë më i mirë se ai.”
Hugo Lloris shfaqi paraqitje fantastike në ndeshjen ndaj Liverpoolit muaj më parë në Anfield, dhe këtë formë e vazhdoi dhe me Francën kur e eliminoi Irlandën, falë tij.