Menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez gjendet në një situatë të pazakontë për të pasi që duhet të përgatisë skuadrën e tij për ndeshjet e Europa League, dhe jo për Champions League.Liverpooli të enjten takohet me Unirea Urzicenin dhe kjo është ndeshja e dytë në këtë kompeticion pas asaj finales me Valencian në 2004, për spanjollin Benitez.
“ Është gjithnjë e vështirë por nëse keni qenë pak kohë menaxher, me ekipe të ndryshme luaje një herë në javë, shpeshherë luaje një herë në javë, duke tentuar ti shmangesh rezultateve të dobëta.”
“ Them se do të kisha patur dëshirë të luftoja për titullin e Premier Ligës dhe atë të Ligës së Kampionëve, por duhet të pranoj situatën aktuale.”
“ Ne duhet të tentojmë të arrijmë pozitën e katërt në Premier Ligë, dhe të fitojmë Europa Ligën, por, mos të harrojmë, ka shumë ekipe të forta edhe në këtë garë.” Përfundoi Benitez.