17 shkurt 2010

Amauri: Juve ende mund ta fitojë skudeton

Sulmuesi brazilian i Juventusit, Amauri, thotë se biankonerët ende do të mund ta fitojnë skudeton.

“Shikoni, kam qenë në Itali për 10 vite dhe kam parë ekipe me 10 pikë avantazh ta humbin skudeton. Si rezultat i kësaj, ende besoj”, ka thënë braziliani, i cili ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon.

“Është një moment i vështirë. Por të gjithë jemi për t’u fajësuar, të gjithë jemi përgjegjës për këtë moment. Ne e kemi futur veten në këtë situatë dhe ne duhet ta nxjerrim nga kjo, pa dëmtuar askënd”, ka shtuar Amauri.