
Siç raportohet nga tabloidi spanjoll, Wenger nuk do të bëj presion që të mbaj kapitenin në Arsenal, duke parë si dëshmi dhe transferimet e Thierry Henrys, Emanuel Petit, Marc Overmars, Emmanuel Adebayor, Kolo Toured he Alexandre Hleb.
Sport konsideron dhe problemet financiare të top çinjve. Ata kanë borxhe për Stadiumin Emirates, dhe me një shumë prej 50 milion eurosh nga transferimi i Fabregas gjithçka do të fiksohej.
Fabregas është dëshira më e madhe e Barcelonës, pasi që ish ylli i akademisë blaugrane është bërë, që në moshën 22 vjeçare njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.