07 prill 2011

United dhe Juve kërkojnë djalin e Zidane


Djali i legjendës franceze Zinedine Zidane është nën llupën e Manchester United, shkruajnë mediat italiane. Mesfushori i Real Madridit, Enzo Zidane, 16-vjeçar, përveç Manchester United, ka tërhequr edhe vëmendjen e Juventusit, shkruan Gazzetta dello Sport. Enzo Zidane luan në pozitën e mesfushorit sulmues, ngjashëm si babai i tij, dhe pritej të nënshkruante si huazim për Standard Liege, por kjo lëvizje ka ngecur mu për shkak të interesimit të United dhe Juventus. Ferguson di gjithçka për talentin e Zidane Jr dhe po ashtu është i vetëdijshëm për betejën për të nënshkruar me të në mes të Federatës Franceze dhe asaj Spanjolle të Futbolit. Reali do të mundohet të mos e humbasë të riun me perspektivë, edhe pse Zidane mund të mendojë se ai ka më shumë shanse të përparojë te United, ku Ferguson është i famshëm për dhënien hapësirë të të rinjve. /JUVENEWS.TK/