07 prill 2011

Del Piero i gatshëm për Genoan


Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero do të jetë i përfshirë në skuadrën e Del Nerit për ndeshjen e ardhshme të cilën Biankonerët e zhvillojnë kundër Genoas në këtë vikend. Del Piero i cili ka shënuar 281 gola në 671 paraqitje me Juventusin ka munguar në ndeshjen e fundit kundër Romës ndërsa tani raportet tregojnë se ai do të jetë i gatshëm për Genoan. Juventusi momentalisht është në vendin e shtatë, me tetë pikë më pak se Udinese që është në zonën e Ligës së Kampionëe, ndërsa rikthimi i Del Pieros do të jetë një plus i madh për klubin e tij. /JUVENEWS.TK/