05 prill 2011

Trezeguet thërret Napolin


Sulmuesi i Herculesit, David Trezeguet, ka thënë se po e shqyrton mundësinë e rikthimit në Serie A, te skuadra e Napolit, shkruan "Il Corriere" të hënën.

Trezeguet para fillimit të këtij edicioni iu bashkua skuadrës spanjolle si futbollist i lirë nga Juventusi. Ai në 24 paraqitje në La Liga ka shënuar dhjetë gola.

"Njëherë po e ndihmoj Herculesin të sigurojë mbijetesën. Rikthimi im në Itali është shumë i mundur dhe me gjasë do t'i bashkohem Napolit", ka deklaruar Trezeguet.
/JUVENEWS.TK/