05 prill 2011

Juve përgatit kontratë të re për Storarin


Juventusi raportohet se tashmë është duke u përgatitur ta shesë Gianluigi Buffon gjatë verës.

Corriere dello Sport shkruan se Juve ka një marrëveshje me Marco Storarin për një marrëveshje të re deri në vitin 2014, e cila do të përfshijë një ngritje të dukshme të pagës, nëse ai e zëvendëson Buffon sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht thashethemeve për një interesim nga Manchester United dhe Arsenal, Buffon më me gjasa do të transferohet te Roma.

Portieri i Cagliari, Federico Marchetti, dhe ai i Palermos, Salvatore Sirigu, po ashtu janë duke u menduar nga Juve si zëvendësim për Buffon.
/JUVENEWS.TK/