05 prill 2011

Juve nuk e shet Buffonin

Torino, 5 prill - Skuadra e Juventusit nuk e ka ndër mend të heqë dorë nga portieri i Përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Buffon, njofton të hënën "Tuttomercatoweb".

Mbetjen e Buffonit në Torino e ka konfirmuar drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta. "Ne do të mbështetemi te Buffoni jo vetëm tash, por edhe në të ardhmen.

Ai është i pashitur", tha Marotta. Buffon 33-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në qershorin e vitit 2014, kurse kërkohet nga Roma, Arsenal, Manchester United e Manchester City.
/JUVENEWS.TK/