04 prill 2011

Storari: “Shpresoj që Del Neri të mos jetë i verbër”

Marco Storari shprehet pas ndeshjes për rezultatin pozitiv dhe paraqitjen e tij të shkëlqyer:

“Jemi të kënaqur për fitoren. Për sa i përket aspektit personal, do të doja të gjeja më shumë hapësira. Vetëm një i verbër nuk do të shikonte ato që po bëj këtu dhe shpresoj që Del Neri të mos jetë i verbër”

Storari pas një ndeshjeje të madhe lëshon këto shigjeta për Del Neri-n, në mënyrë të të rifitojë vendin e titullarit që kishte kur Buffon ishte i dëmtuar:

“Dua të rigjej vendin tim këtu”

Nga ana tjetër Del Neri përgjigjet:

“Nuk jam i verbër. Përpara ka një kampion bote si Buffon. E falenderoj shumë dhe shpresoj që të qëndrojë me ne edhe pa luajtur” /fcjuventus-news/