13 prill 2011

Përshpejtim për Pirlo


Beppe Marotta dhe Fabio Paratici vazhdojnë të sundojnë merkaton për t’i dhënë trajnerit të ardhshëm të Juventusit, kushdo qoftë ai, një formacion në gjendje për të luftuar me skuadrat e Milanos dhe me Napolin.

Sic dihet tashmë, Juventusi kërkon dy mbrojtës krahu, një mesfushor qendre, një mesfushor të krahut të majtë dhe një sulmues. Në mesfushë sipas Il Corriere dello Sport, objektivi numër një është Pirlo, me të cilin kanë filluar bisedimet. Regjisti breshian do të lërë milanin këtë qershor dhe do të mund të trasferohet me parametër 0. Pirlo është në kërkim të një ekipi të madh ku të mund të mbylli me sukses vitet e fundit të karrierës së tij.

Beppe Marotta mund të mbështetet tek raportet shumë të mira personale që ka me Tullio Tinti, menaxherin e milanistit, me të cilin këtë janar janë planifikuar edhe goditjet e sulmit, Matri dhe Toni. Bëhet gati një kontratë rreth 5 milion euro në sezon, e cila mund të rritet nga bonuset në bazë të arritjeve. Alternativa kryesore e tij është Montolivo, me të cilin është nënshkruar një parakontratë dhe duket se mund të vijë së bashku me Pirlon. Pastaj duhet parë se kush do të sakrifikohet së bashku me Sissoko-n, vitin tjetër edhe pse duket e qartë që mund të jetë Aquilani. /fcjuventus-news/