13 prill 2011

”Juve kalon Interin për Montolivo. Tani punohet per shkëmbimin Amauri-Gila”


Juventus dhe Fiorentina, dy skuadra që janë armiq të betuar në fushë, por miq shumë të ngushtë jashtë saj. Mjafton të flitet për emrat e shumtë që kanë lëvizur nga të dy skuadrat: Baggio, Mutu, Balzaretti, Melo, Marchionni dhe Zanetti. Nesër duket se do të jetë rradha e Montolivo dhe Gilardino në Torino dhe Amauri në Firenze.

Marrveshja për kapitenin viola, në skadencë kontrate në vitin 2012, është në fazë të avancuar: Juvja i ka zënë rrugën Interit. Presidenti i Fiorentinës Della Valle nga ana e tij duket se nuk është dorëzuar dhe javët në vijim do t’i propozojë lojtarit një kontratë të re.

Juventusi, nga ana e saj, ka një marrveshje me lojtarin, mbi bazën e 2.5 milion euro, që është dyfishi i pagës aktuale të Montolivo-s. Mesfushori në Toriono, mund të shtyjë Juventusin që të mos blejë Aquilani-n, por të kërkojë rinovimin e huazimit.

Fillon edhe operacioni Gilardino. Me Matri, Quagliarella, Del Piero dhe Toni, ish sulmuesi i Milan do të plotësonte sulmin e Juventusit italian. Marrveshja do të lehtësohej shumë me futjen e Amauri, i cili është një lojtar që vlerësohet shumë nga Fiorentina. /fcjuventus-news/