08 prill 2011

Për Del Piero pritet një shërim i vështirë


Në ndeshjen stërvitore të zhvilluar sot në orën e drekës, Juventusi fitoi 9-0. Buffon vazhdoi në palestër për shkak të problemeve fizike ashtu si Del Piero. Kapiteni duket se nuk do t’ja dal për ndeshjen kundër Genoa. Në mënyrë të diferencuar u stërvitën edhe Aquilani dhe De Ceglie.

Të dielën Del Neri do të përdori 4-4-2 me Toni-Matri në sulm. Grosso do të jetë përsëri titullar në krahun e majtë. Barzagli do të formojë dyshen e mbrojtjes me Bonucci-n kurse për sa i përket krahut të majtë të mesfushës, kemi një balotazh Pepe-Marchisio. /fcjuventus-news/