08 prill 2011

Juventusi kërkon Neymar


Edhe Juventusi është vënë në kërkim të sulmuesit brazilian, Neymar, ndërsa për të gjigantët torinezë janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha parash.

Il Corriere dello Sport shkruan se Zonja e Vjetër do të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për 19 vjeçarin, e cila nuk besohet se do të jetë më e ulët se 30 milionë euro.

Neymar shkëlqeu në fitoren prej 3-2 të Santosit në kuadër të Copa Libertadores, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të tillë si Chelsea, Real Madrid dhe Juventus.
/JUVENEWS.TK/