08 prill 2011

Storari: “Jam gati të firmos përjetësisht me Juven”


Ju risjellim disa pjesë nga intervista e Marco Storari(34) për La Gazzetta dello Sport.

Deklaratat e mia pas garës me Romën?

“Dua ta sqaroj menjëherë këtë gjë. Me trajnerin jam sqaruar sapo hyra në dhomat e zhveshjes. Vullneti im i mirë nuk duhet të vendoset në dyshim. Isha shumë i lumtur për fitoren dhe paraqitjen e bërë. Unë nuk doja të ofendoja njeri.


Nëse kam folur me Buffon?

Jo, nuk kam folur akoma. Në pjesën e parë të sezonit jam paraqitur mirë dhe me siguri që nuk do të bëja llafe sikur vendin e titullarit të ma hiqte dikush si Buffon. Por gjithsesi marrveshja ka qenë gjithmonë shumë e qartë me shoqërinë. Roli im ishte që të mos bëja të ndihej mungesa e Buffon. E dija që mund të përfundoja në pankinë.

Unë stërvitem gjithmonë sikur të isha titullari dhe sikur do të luaja unë cdo ndeshje. Me këtë frymë kam fituar vendin e titullarit edhe tek Sampdoria, tek Milan etj. Me këtë frymë kam arritur të mos humbas mundësitë që më janë paraqitur. Nëse Marotta më propozon një kontratë deri në 2014 unë do ta firmos” /fcjuventus-news/