11 prill 2011

Marotta: “Nisje e vështirë, por komplimente skuadrës për shpirtin fitues”


Drejtori i përgjithshëm i Juves Beppe Marotta, komentoi fitoren ndaj Genoa në mikrofonat e Juventus Channel:

Rekuperohen pikë të tjera të rëndësishme…

“Objektivi ishte ai i të fituarit më cdo kusht. Sigurisht që nisja u ndikua nga autogoli i Bonucci që na vendosi në vështirësi. Fatkeqësisht në shtëpi kemi sindromën e Olimpico-s, e cila na pushton shpesh. Arritëm të zgjohemi dhe të rekuperojmë dy herë dizavantazhin, për të fituar në fund. Meritat i ka skuadra që arriti të tregojë një shpirt të lartë fitues”.

12.30, një orar jo i thjeshtë për lojtarët…

“Po, sigurisht që ishte shumë vapë, por për ne lodhja ishte e dyfishtë sepse pas golit duhet të sulmonim ne, duhet të kontrollonim ndeshjen dhe e bëmë për 70 min. Ata ishin shumë të mbyllur. Ju kujtoj se në fushë kishte shumë lojtarë që nuk kanë qenë titullar të padiskutueshëm dhe mendoj se kjo është një arritje. Shpresoj që kur të jenë gati edhe pjesa tjetër e lojtarëve, të zhvillojmë një mbyllje kampionati të rëndësishëm”.

Nënvizojmë se zëvëndësimet e Del Nerit ishin 100% të goditura…

“Po, absolutisht. Pastaj trajneri nga fusha ka mundësinë që të vlerësojë. Pepe ishte më i miri në fushë dhe doli sepse ishte i lodhur. Felipe Melo gjithashtu. Toni, kur hyri, jo vetëm dha një assist për Matri, por shënoi edhe gol. E njejta gjë për Sorensen që bëri një ndeshje të madhe, kurse Martinez nuk mund të gjykohet se luajti shumë pak”. /fcjuventus-news/