11 prill 2011

Del Piero: “Vuajta shumë nga tribuna, por më në fund mund të festojmë”

Edhe Alex Del Piero ishte i pranishëm në stadiumin Olimpico dhe ka vuajtur si të gjithë tifozat e Juventusit sot në fitoren kundër Genoa.

Por pas vuajtjeve fillestare si pasojë e dizavantazhit, goli i Luca Tonit i dha Juventusit fitoren e tretë rradhazi. Del Piero, përmes Facebook ka dashur t’u komunikojë gjendjen e tij shpirtërore fansave pas fitores:

“Ju lumtë djemëve. Kam vuajtur nga tribuna, por fatmirësisht tani mund të festojmë”, deklaroi kapiteni nga profili i tij. /fcjuventus-news/