11 prill 2011

Hidhen sytë tek Zokora


Këto ditë drejtuesit juventinë po punojnë për Juven e së ardhmes. Për sezonin e ardhshëm nyja kryesore duket se lidhet me kartonin e Aquilani-t.

Pikërisht për shkak të vështirësive që ka kjo marrveshje, Juventusi po shqyrton alternativat e mundshme. Flitet për Pirlo, Montolivo por qarkullon së fundmi edhe një emër i ri.

Bëhet fjalë për Alain Didier Zokora (30), mesfushor i Sevilla. Sipas “Les Transfer”, shoqëria bardhezi po ndjek nga afër lojtarin për të kuptuar nëse duhet të nis bisedimet për të me Sevilla, në të ardhmen. Në gjurmët e tij është vënë edhe PSG. /fcjuventus-news./