04 prill 2011

Marotta - Buffon nuk është në shitje

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka mohuar spekulimet rreth shitjes së portierit Gianluigi Buffon gjatë afatit kalimtar të verës..

Reprezentuesi italian thuhej se mund të braktis Bianconerët në fund të këtij sezoni ndërsa Roma dhe Arsenali besohej se kishin shprehur interesim për shërbimet e tij.

Por, Marotta ka mohuar mundësinë e shitjes së Buffonit. “Do të llogarisim në Buffonin për të tashmen dhe të ardhmen. Nuk është synim i yni ta shesim atë”, tha Marotta për mediet italiane.
/JUVENEWS.TK/