04 prill 2011

Abidal i befason të gjithë, rikthehet në stërvitje


JUVENEWS - është knaqësi të ndëgjosh lajme të mira për Abidalin...

Erik Abidal, i cili u operua disa javë më parë si pasojë e një tumori në mëlçi, i ka habitur të gjithë teksa u paraqit sot në qendrën stërvitore të Barcelonës.

Mbrojtësi i përfaqësueses franceze po e merr veten më shpejt nga sa ishte parashikuar, madje ka filluar edhe të vrapojë. Megjithatë, ende nuk dihet me saktësi rikthimi i tij në fushën e lojës.

Ndërkaq, në seancën e sotme në kuadër të përgatitjeve për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Shaktjor Donjetskut të mërkurën mbrëma në “Kamp Nou”, Leo Mesi është stërvitur individualisht kurse kapiteni Pujol ka vijuar programin e tij special të riaftësimit.

Pedro Rodrigez dhe Maksuell kanë punuar me pjesën tjetër të grupit dhe pritet të jenë gati që nga minuta e parë, ndërkohë që Andres Injesta është mirëpritur në qendrën stërvitore me duartrokitje, pasi disa orë më parë ishte bërë baba.
/JUVENEWS.TK/