05 prill 2011

Lippi distancohet nga Lyoni

Romë, 5 prill - Ish-seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, ka hedhur poshtë shkrimet se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lyonit për ta drejtuar në edicionin e ardhshëm, shkruan "Tuttosport" të hënën.

Lippi ka thënë se nuk ka biseduar me askënd nga Lyoni. "Nuk kam marrë asnjë ofertë nga Lyoni dhe nuk jam kontaktuar. Mbi të gjitha nuk është mirë të flitet për zëvendësimet e mundshme për një trajner që është ende në punë", ka thënë Lippi.

Krerët e Lyonit kanë paralajmëruar shkarkimin e trajnerit Claude Puel në fund të këtij edicioni.
/JUVENEWS.TK/