05 prill 2011

Aquilani kërkon të mbetet në Juve


Torino, 5 prill – Mesfushori italian Alberto Aquilani që është i huazuar nga Liverpooli të skuadra e Juventusit, ka kërkuar të mos rikthehet në “Anfild Road” edhe pas përfundimit të periudhës së huazimit. Dëshira e ish-mesfushorit të Romës është të mbetet në Juventus.

“Unë kam një çmim fiks për Juven që mund tw me blej në fund të sezonit. Klubi ka për të vlerësuar situatën, por dëshira ime është të qëndroj”, tha për “Corriere dello Sport”, Alberto Aquilani. Ai ka falënderuar skuadrën “Bianconeri” për mundësin e dhënë, dhe mendon së kjo skuadër ka merita të mëdha për rikthimin e tij në kombëtaren e Italisë.

“Fal skuadrës së Juventusit, përsëri jam në ekipin kombëtar”, ka shtuar italiani. Aquilani u transferua në Liverpool në verë e vitit 2009 për një 20 milion euro por që nuk arriti të shkëlqej, për faktin së ishte edhe i lënduar. 26-vjeçari u kthye në Itali, pas vetëm një viti në Premier League. Më skuadrën e Juventusit shënuar dy gola në 27 paraqitje në ligë.
/JUVENEWS.TK/