05 prill 2011

Krasiç rigjen “konfidencën” me golin


Një e djathtë fluturimthi kundër Breshias, një tjetër edhe më e bukur në “Olimpiko” kundër Romës… Millosh Krasiç 2 gola me shumë fat, të cilat e çojnë në kuotën e 6 golave në kampionat.

Një gol i rëndësishëm i shoqëruar edhe me një performancë të shkëlqyer, që kanë alternuar shumë kundërvënie dhe sjellje egoiste, të kritikuara nga Del Neri. Serbi, nuk mund të jetë veçse i kënaqur: “Jam shumë i lumtur për golin që zhbllokoi ndeshjen dhe për performancën e Juves.

Ky është një demostrim i asaj që mund të bëjmë për të arritur akoma, objektiva të mirë. Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e rradhës, duke ditur që do të jetë edhe më e vështirë, por që do luhet në fushën tonë.
/JUVENEWS.TK/