07 prill 2011

Krasiç: Na presin edhe 7 sfida


Milosh Krasiç duket se është rizgjuar nga ai gjumë i gjatë dimëror. Në muajt e parë të 2011-ës, serbi ka treguar një formë të dobët dhe kjo ndoshta prej faktit që kur luante në Rusi, kampionati zhvillohej nga marsi në dhjetor. Një rizgjim të tillë e shpjegon edhe doktor, Roberto Kampini: “Organizmi njërëzor në harkun e një jave ose një muaji, pse jo edhe në harkun e një sezoni të tërë, drejtohet nga një “orë” biologjike e brendshme. Mësohemi me një lloj ritmi jetese, na imponohen orare të caktuara kështu që organizmi duhet të përshtatet me to. I njëjti diskutim vlen edhe për një sportist. “Dy gola në dy ndeshje teksa tashmë Krasiç nuk kërkon të ndalet më: “Jam i kënaqur, është viti im i parë tek Juventus, - ka pranuar bjondi. - Goli? Më mungonte, kundër Romës realizova një nga golat më të bukur, por kjo erdhi si pasojë edhe e meritës së skuadrës. Jemi ende në garë për synime të rëndësishme. Na presin shtatë ndeshje të vështira”. /JUVENEWS.TK/