08 prill 2011

Juve dhe Liverpool fillojnë negociatat për Aquilanin


Juventusi ka filluar negociatat me Liverpoolin për të përcaktuar çmimin e transferimit të Alberto Aquilanit.

Gazzetta dello Sport shkruan se Aquilani, i cili aktualisht është i huazuar te Juve, dëshiron të mbetet në Torino.

Marrëveshja e tij e huazimit ka një opsion për t’u shndërruar në të përhershme për 16.5 milionë euro në fund të sezonit, por Juve dëshiron të negociojë dhe ta sjellë atë për rreth 12 milionë euro.

Pastaj Juve do të duhet të negociojë edhe me lojtarin për pagën e tij. 26-vjeçari aktualisht merr 3.5 milionë euro në vit dhe Juventus do të dëshironte ta ulë këtë vlerë.
/JUVENEWS.TK/