07 prill 2011

Krasic i kënaqur me sezonin e parë te Juve


Milos Krasic thotë se ai është i lumtur me mënyrën se si ka luajtur në sezonin e tij të parë me Juventusin dhe është i bindur se ata mund t’i arrijnë objektivat. Serbi iu bashkua gjigantit italian nga CSKA Moska verën e kaluar dhe shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit duke ndihmuar që Biankonerët të luftonin për titullin e Serie A. Megjithatë forma e tij pësoi rënie në pjesën e dytë të sezonit kur Juve po ashtu filloi të dështojë. Por ai ka rikthyer formën duke shënuar në dy ndeshjet e fundit. “Personalisht jam i kënaqur me vitin e parë te Juventus. Mund vetëm të përmirësohem. Më kishte munguar ajo ndjenjë e të shënuarit. Goli im më i mirë i ishte kundër Romës, por paraqitja e gjithë ekipit ishte vërtet e nivelit të Juventusit”, ka thënë Krasic. /JUVENEWS.TK/