07 prill 2011

Juve: “ Kontaktohet Barcelona për Mascherano. Aquilani qëndron”


“Do të shpenzojmë për një mesfushorë të fortë dhe një sulmues të madh”. Kështu shprehet Beppe Marotta për të ardhmen e merkatos juventine, por nuk jep emra, gjë që i bën gazetarët që të hedhin hipotezat e mundshme. Pasi është mësuar tashmë emri i sulmuesi, i cili do të jetë me shumë mundësi Karim Benzema, mbetet të mësohet kush është emri i mesfushës. Gjithcka të lë të mendosh për Javier Mascherano(26), mesfushor i Argjentinës dhe i Barcelonës, i cili mund të lërë së shpejti Ligën Spanjolle për shkak të hapsirave të reduktuara që po gjen tek Barcelona. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit bardhezi po punojnë edhe për blerjen e Aquilani, i cili konsiderohet i rëndësishëm pavarësisht ardhjes apo jo të Mascherano-s. Sidoqoftë Marotta do të bëjë lëvizjet e tij për të ulur sa më pak cmimin prej 16 milion euro, të vendosur nga Liverpool. /fcjuventus-news/