07 prill 2011

Juve: “Përshpejtim për Benzema”


Merkato do të hapet vetëm pas disa muajsh, por Juventusi i 2011/2012, tashmë ekziston në letër. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Marotta dhe bashkëpunëtori i tij Fabio Paratici kanë gjetur të gjitha zgjidhjet e mundshme, të cilat do të plotësojnë boshllëqet e këtij sezoni. Goditja e parë do të jetë Michel Bastos, marrveshja me të cilin është në fazën finale, sic konfirmohet edhe nga vetë Marotta. Në mesfushë Marotta bazohet tek dyshja Pirlo-Mascherano, kurse në sulm, “La Gazzetta dello Sport”, tregon për një përshpejtim të marrveshjes për Benzema. Sipas kësaj gazete, Benzema ka kaluar Gilardino, Borriello dhe G.Rossi në preferencat bardhezi. Mbeten si alternativa Berabatov dhe Neymar. 23vjecari i Real Madrid, pavarësisht golave të shumtë që po shënon kohët e fundit, nuk ka hyrë akoma në zemrën e Jose Mourinho, të cilit i pëlqejnë shumë Chiellini, Sissoko, Felipe Melo dhe Amauri, të gjithë këta lojtarë të sakrifikueshëm për Juvenusin. Drejtuesit baredhezinj mund të sakrifikonin një nga lojtarët e mësipërm duke shtuan edhe disa dhjetra miliona euro për të arritur tek asi francez. Sipas të përditshmes milaneze, Juventus i ka nisur kontaktimet me lojtarin dhe klubin madrilen. /fcjuventus-news/