08 prill 2011

Juventusi kërkon Adebayorin


Gjiganti italian, Juventus, raportohet se është duke menduar të transferojë sulmuesin Emmanuel Adebayor, i cili aktualisht është i huazuar te Real Madridi nga Manchester City.

Tuttosport shkruan se shtatlarti nga Togo, i cili arriti në Bernabeu si zëvendësim për të lënduar Gonzalo Higuain, nuk është pjesë e planeve të Cityt dhe pritet të largohet përfundimisht nga ky klub gjatë verës.

Zonja e Vjetër po kalon një sezon jo aq impresiv dhe drejtori sportiv Giuseppe Marotta dëshiron të shtojë kualitetin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, gjiganti nga Torino lejohet të nënshkruajë vetëm një lojtarë jo-evropian në sezon, dhe braziliani i Lyonit, Michel Bastos, raportohet se është caku kryesor kur të hapet afati kalimtar.
/JUVENEWS.TK/