08 prill 2011

Barca dhe Juve të interesuar për Rossin


Giuseppe Rossi është i vetëdijshëm për interesimin e Barcelonës dhe Juventusit, por ai është i përqendruar ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë me Villarrealin.

“Ky është sezoni i tij më i mirë, i ndihmuar nga ekipi që është kompetitiv dhe i organizuar. Ne po ashtu vazhdojmë të dëgjojmë për një interesim të mundshëm të Barcelonës”, ka thënë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello.

“Më duhet të them se jemi tmerrësisht të kënaqur me këtë, por tash për tash jemi të fokusuar që ai t’i japë fund sezonit sa më mirë me Villarrealin dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Është e vërtetë se Barcelona është duke e përcjellë atë, por edhe klubet tjera evropiane janë po ashtu të interesuara”, ka shtuar agjenti.

Ai po ashtu ka thënë se ka interesim edhe nga Juventusi, por se kjo nuk e shqetëson lojtarin që të vazhdojë të tregojë paraqitje të mira me klubin aktual.
/JUVENEWS.TK/