15 prill 2011

Juventusi i ofron Tiago-n Benfica-s për të arritur tek Coentrao


Atletico Madrid ka vendosur të mos mbështetet më tek Tiago, i cili ka luajtur për “colchoneros” 2 vitet e fundit. Kështu që portugezi, me shumë mundësi mund të largohet nga Spanja këtë Qershor.

Juventusi nuk beson tek aftësitë e tij drejtuese në mesfushë dhe sipas Tuttosport, destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Portugalia.

Juventusi, sipas Tuttosport, ka ndërmend të përdorë lojtarin si levë për të arritur tek mbrojtësi i majtë Fabio Coentrao.

I riu kërkohet prej vitesh nga Bayern, Inter, Chelsea dhe Real, por Juventusi duket se nuk ka ndërmend të rrezikojë më në krahët e mbrojtjes, duke parë edhe zhgënjimet e viteve të fundit.

Si pasojë Tiago, së bashku me 10-15 mln euro mund të jetë një ofertë bindese për portugezët e Benfica. /fcjuventus-news/