15 prill 2011

Spalletti largohet?


Andrea Agnelli ka në mendje një skuadër të madhe për sezonin e ardhshëm që do t’i japi garanci dhe paraqitje të rëndësishme, gjë që nuk ka ndodhur vitet e fundit, ose më saktë të themi ka ndodhur me fragmente.

Si fillim duhet gjetur një trajner në nivelin e duhur. Sukseset e fundit i kanë sjellë vetëbesim skuadrës, por nuk mund të jetë e qartë pankina e Del Neri-t. Emrat që qarkullonin prej kohësh ishin Conte, Capello, Gasperini dhe Spalletti.

Ish-tekniku i Roma-s duket se është ëndrra në sirtar e bardhezinjëve, por duket se e ardhmja e tij është larg Italisë. Sipas të përditshmes “Times”, tekniku i gjigandëve rus është në listën e zëvëndësuesve të Ancelotti tek Chelsea në fund të këtij sezoni. /fcjuventus-news/