12 prill 2011

Juventus, në Zvicër për Shaqirin


Juventus e ka marrë me seriozitet interesimin për futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri. Klubi Bianconer ka mundësi që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve, kështu që ‘Zonja e Vjetër’ po mendon qysh tash për t’u përforcuar.

Sipas portalit zviceran 4-4-2.com, drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka rezervuar një udhëtim drejt Zvicrës për të kërkuar informata rreth 19 vjeçarit të Baselit.
“Ekipi italian planifikon të veprojë në shpejtësi për t’i evituar konkurrentët, pasi për shërbimet e tij janë të interesuara edhe disa klube tjera”, shkruan ky portal. Kampioni zviceran, Basel, e vlerëson përfaqësuesin zviceran 7.5 milionë euro.

Gjithnjë sipas këtij portali, kjo shumë konsiderohet adekuate nga Juventusin, i cili do të nënshkruante me futbollistin një kontratë deri në vitin 2016. Aktualisht, Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në vitin 2014.

Për të interesim kanë shfaqur edhe skuadrat: Hamburg, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, Liverpool, Manchester United, Milan, Inter, Lazio, Fenerbahçe etj.
/JUVENEWS.TK/