12 prill 2011

Bastos: "Do të qëndroj te Lioni"


Mishel Bastos, mesfushori brazilian largon mundësinë e një transferimi te Juventusi. Lojtari i krahut të majtë të Olimpik Lionit, është atashuar prej muajsh pranë skuadrës bardhezi por, në një intervistë të lëshuar për gazetën e madhe franceze 'L'Equipe', ka marrë distanca nga një lamtumirë e mundshme nga klubi francez.

"Nuk më vjen në këtë moment të flas për Juventusin, është shprehur lojtari Selecaos në këtë intervistë. As për merkaton në përgjithësi, sepse nuk mendoj se do të largohem nga Lioni". Mishel Bastos vlerësohet pothuajse 20 milionë euro, por kontrata e tij do të skadojë në vitin 2013 me skuadrën e madhe franceze.

Mbi të ekziston edhe një interesim i fortë nga ana e Barcelonës, që ndjek edhe Armeron e Totenhamit, që mund të mbulojë me mbërritjen e tij Gareth Bale, që është shumë pranë largimit nga skuadra londineze e drejtuar nga Herri Rednap.
/JUVENEWS.TK/