12 prill 2011

Akuilani dëshiron të qëndrojë në Torino


Asnjë e re. E ardhmja e Alberto Akuilanit mbetet e pasigurtë, Juventusi nuk ka gjetur akoma marrëveshjen me Liverpulin për ta blerë përfundimisht kartonin e lojtarit që ka kaluar te Juventusi në fillimin e këtij sezoni. “Nuk e di nëse Juventusi ka folur me Liverpulin…

Dëshira e lojtarit është e qartë, kërkon të qëndrojë në Itali, por nëse do të rikthehet në Angli nuk do të jetë një tragjedi për të”, thekson menaxheri i mesfushorit, Franko Zavalja.
/JUVENEWS.TK/