06 prill 2011

Juve: “Tevez goditja e ardhshme”?

Vera e Juventinëve paraqitet shumë e lëvizshme në hyrje. Sic është konfirmuar nga Marotta, Juventusi do të ndërhyjë në merkato në mënyrë që të sillen në Torino lojtarë të nivelit të lartë. Është e vështirë që drejtori juventin të rrezikojë përsëri me premtime të pambajtura duke parë situatën aktuale në kampion bardhezi.

Gazeta të ndryshme flasin për kampionë të klasit të lartë që do të rrisin ndjeshëm cilësinë e Juventusit qysh vitin tjetër. Në sulm do të vijë me siguri një emër i ri që do të zërë verndin e Iaquinta dhe Amauri, të dy drejt largimit nga Juventus.

Emri që qarkullon nga Anglia është Carlos Tevez. Talenti i City është i gatshëm të nis një aventurë të re, sic ka pohuar shpesh kohët e fundit. Sipas footybunker.com, Tevez është një nga objektivat kryesorë të Juventusit që do të mundohet të përballojë edhe pagesën e tij të lartë.

Argjentinasi, ish Boca, Corinthias, Ëest Ham dhe United do ët pranonte trasferimin në Torino, në rast se ekipe të tjera nuk do të lëvizin më me vendosmëri se Juventusi. Barcelona dhe Inter janë kandidatët më të rrezikshëm. Cmimi i tij është rreth 30 milion euro. /fcjuventus-news/