07 prill 2011

Juve: "Një eksod i vërtet. Do të largohen 14 lojtarë”


Sipas “Tuttosport”, sezoni i Juventusit këtë vit nuk ka qenë nga më të mirët dhe drejtuesit juventinë po bëjnë llogaritë për të kuptuar se cili lojtar duhet rikonfirmuar dhe cili duhet larguar për të sjellë lojtarë më të denjë për emrin e Juventusit. Gazeta Tuttosport thotë se janë 14 lojtarë ata që rrezikojnë për vitin e ardhshëm. 3 lojtarë duket se mund të shiten vetëm përballë një oferte të rëndësishme dhe këta janë Buffon, Chiellini dhe Felipe Melo. Sigurisht që mendohet se mund të sakrifikohet vetëm njëri prej tyre. Emrat e tjerë që janë më të prirur për t’u larguar janë Sissoko, Motta, Amauri(edhe pse po luan mirë te Parma, kërkohet të fitohen para nga shitja e tij për merkaton e ardhshme). Lojtarë të tjerë që do të largohen me siguri janë Salihamidzic, Manninger, Traore’, Grygera, Grosso dhe Iaquinta. Mbetet e paqartë situata e Aquilani dhe Toni edhe pse ditët e fundit Marotta u shpreh se Aquilani do të blihet përfundimisht me probabilitet 80%. /fcjuventus-news/