13 prill 2011

Juve me ngulm kërkon Shaqirin


Xherdan Shaqiri talenti i Bazelit të Zvicrës, është një nga prioritet e skuadrës italiane Juventus.

Mediet italiane të mërkurën raportojnë se drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, më ngulm kërkojnë kosovarin që gjatë verës ta sjellin në “Olimpiko” të Torinos.

Juve, ende nuk ka bërë më dije ofertën konkrete për reprezentuesin e Zvicrës, por një gjë të tillë Juve pritet ta bëj shumë shpjet.

Kosovari përveç interesimit të madh të Juventusit, kërkohet edhe nga Bajern Munih, Borusia Dortmund, Fiorentina, Milan dhe Aton Villa.

Shaqiri është një nga talentet që kërkohet më se shumti nga skuadrat e mëdha evropiane. Sipas medieve të huaja, ai është duke luajtur sezonin e fundit në ekipin e Bazelit, sepse gjatë verës kosovari pritet të transferohet në njërën nga gjigantet evropian.
/JUVENEWS.TK/