13 prill 2011

Arsenal ofron 15 mln euro për Felipe Melo


Arsenali duket se ka vendosur që të sjellë me cdo kusht Felipe Melo-n, mesfushorin brazilian të Juventusit në Londër. Sipas “caughtoffside.com”, ekipi i drejtuar nga Arsene Wenger, ka paraqitur një ofertë prej 15 milion euro dhe njërin mes sulmuesit danez Nicklas Bendtner(23), mesfushorit francez Diaby (25) ose mesfushori brazilian Denilson(23).

Juventusi duket se e vlerëson të mirë këtë ofertë por kërkon që në marrveshje të hyjë Gael Clichy, mbrojtës i majtë francez, i cli vlerësohet si pasardhësi i Fabio Grosso-s vitin e ardhshëm. Anglezët nuk duan të lejojnë një largim të 25 vjecarit por ekipet do të takohen sërish dhe deri në fund të majit cdo gjë pritet të zgjidhet. /fcjuventus-news/