05 prill 2011

Juve do të luftojë për Ligën e Kampionëve


Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, shpreson se Juventusi mund të zë vendin e katërt në Kampionatin italian dhe ka premtuar se klubi i tij do të luftojë për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët nuk arritën ta sigurojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ndërsa edhe këtë sezon i kanë gjasat shumë të vogla, pasi që gjenden tetë pikë larg pozitës së katërt të cilën e mban Udinese, kur kanë mbetur edhe shtatë javë për t’u zhvilluar (21 pikë).

“Nëse shikojmë Kampionatin dhe befasitë e vazhdueshme, duhet të mundohemi të sigurojmë Ligën e Kampionëve. Padyshim që do të jetë vështirë, por duhet të mundohemi dhe do të luftojmë deri në ditën e fundit të sezonit”, ka thënë Marotta për La Stampa.

Në shtatë ndeshjet e mbetura, Juve luan kundër: Genoas, Fiorentinas, Catanias, Lazios, Chievos, Parmës dhe Napolit.
/JUVENEWS.TK/