05 prill 2011

Borussia ofron 12 milion për Felipe Melo


Felipe Melo shfaqet i gatshëm për të lënë Torinon nëse drejtuesit juventinë do ta shikonin të arsyeshëm largimin e tij.

Në gjurmët e tij janë Borussia Dortmund që sipas 4-4-2.com, ka ofruar një shumë prej 12 milion euro për të.

Gjermanët vitin që vjen do të luanë në Champions League dhe mund të përfitojnë nga prestigji i këtij kompeticioni për të grumbulluar lojtarë të mëdhenj. Një ndër ta është Felipe Melo. Tani gjithcka mbetet në duart e Juves. /fcjuventus-news/