04 prill 2011

Ja pse Gigi nuk luajti kundër Roma


Mungesa e Buffon në portën e Juves ngjalli shumë debate dhe dyshime për të cilat foli agjenti i tij Silvano Martina.

“Gigi ishte mirë deri të shtunën, aq sa mori pjesë edhe tek një emision televiziv.

Ka shumë kampionë bote që janë në skadencë kontrate, por të gjithë mediat merren vetëm me Buffon.

Nuk kuptoj se cfarë duhet të bëjë dikush që është me 38 gradë temperature”

Fati ndihmoi Storari-n në këtë rast i cili bëri 3 ndërhyrje të jashtëzakonshme. /fcjuventus-news/