10 prill 2011

Del Neri: "Nuk gabojmë më, na duhet Champions Liga"


Në kërkim të fitores së tretë radhazi për të vazhduar të shpresojnë në kualifikimin për sezonin e ardhshëm në Champions Ligë. Del Neri nuk e pranon, duke mos dashur të krijojë tension në skuadër, por beson shumë. Entuziazmi i rigjetur të dielën e shkuar mban gjallë shpresën që quhet vendi i katërt, tani nuk mund të gabohet më, dhe kundër Xhenovas do t'i jepet besim të njëjtës skuadër që ka mundur Romën me Armand Traore në vend të të skualifikuarit Fabio Groso.

"Nuk mund të gabojmë më, nëse dëshirojmë të vazhdojmë të shpresojmë. Duhet të përsërisim paraqitjen e shkëlqyer të dhuruar në Romë, kemi dëshirë dhe cilësi për ta arritur. Jemi gati për të mbledhur atë që mundemi, duhet të japim maksimumin dhe në fund nuk do të kemi keqardhje. Të shikojmë më pas, nëse do të ekzistojë mundësia për të arritur diçka. Champions Liga? Jam supersticioz, nuk dëshiroj të flas.

Do të ishte fitorja e tretë radhazi?

Të ishte për mua do të fitoja edhe shtatë radhazi, por varet edhe nga kundërshtarët. Mbase do të kishim 5-6 pikë më shumë në klasifikim, me më shumë përqendrim nga skuadra në fund të ndeshjeve ku jemi arritur nga rivalët".

Hierarki në portë

"E prisja sigurisht këtë pyetje nga mediat. Bufon të dielën ka pasur një gjendje gripale dhe me dhimbje, për këtë arsye nuk ka luajtur. Storari ka zhvilluar një ndeshje të mirë, të dielën do të luajë përsëri, Bufon, ndërkohë nuk do të jetë i grumbulluar. Juventusi duhet të ketë dy portierë të mëdhenj, i dyti duhet të jetë në lartësinë e të parit.

Storari ka treguar shumë besueshmëri në muajt, në të cilat Xhianluixhi Bufon ka qëndruar jashtë. Xhixhi është kthyer, ka luajtur mirë në shumë ndeshje dhe pak më mirë në të tjera, kundër Romës ka luajtur Storari, jo për zgjedhje teknike, por sepse Bufon ishte i padisponueshëm. Shpresoj që kundër Xhenovas, Storari të presë gjithçka.

Kush do të luajë në Firence?

Do të përgjigjem javës tjetër për këtë çështje. Mbaj në konsideratë edhe hierarkitë e këtij roli. Grupi i bashkuar dhe të gjithë ndihen titullarë në këtë skuadër".

Njerëzit dhe moduli

"Marko Mota është shumë mirë, Akuilani është stërvitur pak gjatë javës për shqetësim, ka pasur një tërheqje të lehtë muskulare, dhe kemi vendosur të qëndrojë disi pushim. Del Piero mund të arrijë të jetë për në bankinë, por dëshirojmë ta rikuperojmë plotësisht për ndeshjen në Firence. Skema 4-2-3-1 është përdorur edhe në Bergamo, me Donin që ka qenë prapa sulmuesve. Më vjen keq për mungesën e Grosos, është një lojtar cilësor. Nuk do të ndryshoj shumë në krahasim me ndeshjen në Romë. Moduli varet shumë edhe nga momenti dhe nga gjendje fizike e lojtarëve. Të dielën skuadra është përgjigjur mirë, me shumë shpejtësi dhe cilësi në kundërsulme.

Thonë që janë mësuar të luajmë vetëm me 4-4-2?

Unë nuk i përgjigjem asnjë njeriu me përjashtim të shoqërisë. Duhet të mbajmë sjelljen e duhur siç kemi bërë në Romë, mund të ketë zgjidhje, duke marrë në konsideratë edhe Martinez me Luka Tonin". Në fund, Del Neri analizon edhe cilësitë e kundërshtarit, Xhenovas së Balardinit:

"Të luash në mesditë, me këtë nxehtësi, nuk është maksimumi. Do të kishte qenë më mirë nëse do të kishim luajtur në mbrëmje. Është e komplikuar për të dy skuadrat të japësh maksimumin në një klimë të tillë. Duhet të kemi kujdes nga Xhenova, Milaneto është një lojtar i rëndësishëm, por kanë sulmues të shpejtë dhe të rrezikshëm si Floro Flores dhe Paloski, dinamikë siç është Rosi".
/JUVENEWS.TK/